Vranë mjellmën për t’a konsumuar me familjarët, policia prangos tre adoleshentët

by Lajme Shqip

Policia ka arrestuar ditën e djeshme tre adoleshentë pasi dyshohet se kanë vrarë një mjellmë për ta ngrënë me familjarët. Ngjarja shokuese ka ndodhur New York të SHBA-së.

Tre adoleshentët Eman Hussan, 18-vjeç dhe dy të tjerët respektivisht 16 dhe 17-vjeç janë arrestuar pasi vranë mjellmën femër të quajtur Faye, në një liqen në Manlius të New York.

Emrat e dy adoleshentëve të tjerë nga Sirakuza nuk janë bërë të ditur, pasi konsiderohen të mitur, tha departamenti i policisë.

Katër të vegjlit e mjellmës u zhdukën gjatë fundjavës, ne mungesë të mamasë së tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në ditën e së shtunës dhe është raportuar në polici të hënën, tha një zyrtar për CBS News.

“Mjellma u vra në liqen dhe më pas u konsumua nga familja dhe miqtë. Kjo nuk u bë sepse familjes i mungonte ushqimi. U bë sepse donin të gjuanin atë që mendonin se ishte një rosë e madhe”, tha ai.

Hetimi është në vazhdim dhe dy të miturit u janë dorëzuar prindërve të tyre. Ata kanë marrë njoftimin për t’u paraqitur në gjykatë ndërkohë Eman Hussan është në pritje të gjykimit të tij.

Fshati Manlius në New York është i njohur për liqenin dhe mjellmat e tyre. Mjellmat kanë qenë një element kryesor në Manlius për dekada me radhë.

Ato iu dhuruan fshatit nga biologu i kafshëve të egra Michael Bean, në vitin 2010.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy