Vladimir Kurti mesazh Marjana Gurakuqit: Ndajini mirë lekët me Dan Hutrën, mos u zini

by Lajme Shqip

Vladimir Kurti ka dhënë një intervistë ekskluzive nga burgu për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus. Në këtë bisedë telefonike, Vladimir Kurti është pyetur nëse e njeh Marjana Gurakuqin, ish të dashurën e Dan Hutrën, për të cilën ky i fundit pretendon se ka bashkëpunuar me Kurtin për ta helmuar në burg.

Por Vladimir Kurti thotë se nuk ka asnjë njohje me Marjana Gurakuqin dhe nuk e ka takuar asnjëherë. Madje, shpehet se është gati edhe të ballafaqohet me të.

Kurti i ka dhënë edhe një mesazh Marjana Gurakuqit, duke i thënë që të ndajë “paratë me Dan Hutrën”.

Vetë Marjana Gurakuqi është një nga gratë që u plagos nga Dan Hutra më 1 Mars, ndërsa Etleva Kurti, motra e Vladimir Kurti, u vra nga Hutra po atë ditë.

Spartak Koka: A të tha ndonjë gjë për Marjana Gurakuqin?

Vladimir Kurti: As nuk më ka thënë ndonjëherë ndonjë gjë, ai fliste me 300 copë ditë për ditë, i kërcënonte se çfarë bënte, iu merrte lekë puna e vetë. Unë as nuk i kam njohur kurrë ato.

Spartak Koka: E dëgjoje ti kur fliste me femra të tjera?

Vladimir Kurti: Po ç’a e dëgjoja, ai ia jepte telefonin krejt burgut, krejt 313-s thoshte foli kësaj të dashurës time foli kësaj të dashurës time.

Spartak Koka: Ai thotë, po citoj, më ka vjedhur numrin dhe kodin të Marjana Gurakuqit.

Vladimir Kurti: Ai ka thënë që edhe ka shkuar e ka takuar Ladin. Këtu kushdo që hyn këtu shkruhet. Pastaj telefonatat këtu përgjohen, le të hapin telefonin. Janë të gjitha manipulime për të mbuluar të vërtetën.

Spartak Koka: Po cilën të vërtetë po mbulojnë?

Vladimir Kurti: E vërteta është që ai është paguar jashtë.

Spartak Koka: Për të të vrarë ty?

Vladimir Kurti: Po normal se për çfarë…Ajo nuk ka nevojë për diskutim më. Ta thashë, unë nuk kam pasur asnjë lloj problemi me të. I vetmi problem është që ai ka dashur ta shkruajë që unë kam problem me Vladimirin vetëm ditën e fundit. Ai ngulte këmbë për me pas një raport shërbimi me mua.

Spartak Koka: Po pse?

Vladimir Kurti: Po me arrit qëllimet e atij.

Spartak Koka: E ka shkruar këtë raport? Është i shkruar raporti i konfliktit mes jush?

Vladimir Kurti: Po normale.

Spartak Koka: A e njihni shtetasen Marjona ose Marjana Gurakuqi?

Vladimir Kurti: As nuk e njoh, veç ia kam dëgjuar emrin në televizor pasi ka ndodh kjo ngjarja.

Spartak Koka: A ke folur ndonjëherë në telefon me të?

Vladimir Kurti: Ore kurrë kurrë.

Spartak Koka: A është takuar nëna jote me Marjona Gurakuqin?

Vladimir Kurti: Në radhë të parë unë nënën time nuk e le me taku lloj-lloj njerëzish sepse e ruaj vetë sepse jam në burg. Edhe jam dënuar me burgim të përjetshëm edhe nuk e lë nënën time me u taku me lloj njerëzish rrugëve siç thotë ai. E dyta, nuk ka shanse unë të bëj me nënën time këto lloj muhabetesh.

Spartak Koka: Numrin që i është dhënë Marjanës që fliste me Vladimir Kurtin ia ka dhënë nëna e vetë, thotë. Nuk ka qenë numri i Marjanës.

Vladimir Kurti: Ore të gjitha janë justifikime o Spartak, janë justifikime për të mbuluar të vërtetën.

Spartak Koka: Po të ndjekin në këtë intervistë gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur këtë histori, a e thua me përgjegjësi të plotë që nuk ke pasur apo ke pasur kontakte me Marjana Gurakuqin?

Vladimir Kurti: Jo me përgjegjësi të plotë, po e them me 1 miliard përqind që unë kurrë nuk kam bërë kontakt, as nuk i njoh fare, as nuk kam folur njëherë alo. As nuk më intereson fare. Unë jam me burgim të përjetshëm, nuk më interesojnë këto muhabete që ka thënë ai. Mua më intereson qetësia ime në burg mos me pas probleme me njeri. Mua nuk më plas t**** as për 10 mijë Euro as për 20 mijë Euro që thotë ai. Ato janë justifikime. Ai iku, ato të dyja e kishte ndarë mendjen për t’i vrarë, erdhi i mori dhe lekët për motrën time dhe e mbylli kapitullin. Të ketë dhe ndonjë lekë të hajë në burg.

Spartak Koka: Domethënë e ka bërë vrasje me pagesë thua për motrën tënde?

Vladimir Kurti: Po normale. Ai e di mirë, ai është burgaxhi i vjetër, si do e shtyjë burgun ai… Ka thënë hajd se po marr edhe këto për këtë edhe…

Spartak Koka: Ju thoni Marjona Gurakuqin nuk e njihni apo jo?

Vladimir Kurti: As nuk e njoh fare as nuk…veç e kam parë në televizor pasi ka ndodh kjo ngjarja.

Spartak Koka: A e ke dëgjuar ndonjëherë gjatë kohës që ishe në dhomë me Dan Hutrën ta përmendte si emër Marjana Gurakuqin?

Vladimir Kurti: Po ku di unë ç’a përmendte, ai kishte 10 copë që fliste me to, jo greqisht, jo italisht, jo anglisht, jo shqip.

Spartak Koka: Fliste dhe greqisht?

Vladimir Kurti: Po ç’a fliste, rrinte 24 orë në telefon.

Spartak Koka: Dan Hutra thotë që ‘ma ka konfirmuar Marjana Gurakuqi versionin e helmimit që ka bërë së bashku me Lad Kurtin’. A je gati të përballesh me Marjana Gurakuqin ose Marjona Gurakuqin për këtë gjë?

Vladimir Kurti: Unë nuk i di me emra, cila është kjo Marjana Gurakuqi? Ajo shitësja?

Spartak Koka: Po.

Vladimir Kurti: Ajo shitësja me gjithë këtë kanë bashkëpunuar të dy bashkë. I kanë marrë lekët, ky lekët ia ka lënë asaj t’i mbante, pastaj u zunë me njëri-tjetrin. Pse s’e vrau atë? Nuk e vrau se ia dha si mesazh, unë nuk po të vras po më kthe lekët.

Spartak Koka: Pra e ka pasur të dashur siç thotë?

Vladimir Kurti: As nuk e di ç’a e ka pasur fare. Ai ashtu merrej gjithë jetën me gra të martuara. I kërcënonte me i marr lekë.

Spartak Koka: Ju kishte marrë lekë?

Vladimir Kurti: Ai është.. ashtu thotë ku di gjë unë.

Vladimir Kurti: Të gjitha ato që ka deklaruar ai monstra të gjitha janë rrena, asnjë gjë nuk është e vërtetë. Nuk ka shanse, asnjë lloj gjëje nuk është e vërtetë nga ato që thotë ai. Ajo janë thjesht justifikime për të mbuluar të vërtetën.

Spartak Koka: Dhe je gati të përballesh në gjykatë për këtë gjë?

Vladimir Kurti: Ore jo në gjykatë po.. normal. As nuk e ve në diskutim. Edhe këtu do jemi sot e 15 vjet deri sa të jem gjallë, këtu do ta marrësh vesh që ai nuk ka lidhje fare. Ato janë thjesht justifikime. Unë po të them shqip. Ai është duke i përdorur për justifikime.

Spartak Koka: Po nëse del Marjona Gurakuqi dhe thotë kam folur me Lad Kurtin?

Vladimir Kurti: Marjanës thuaji ndajini ato lekë mirë se nuk i keni ndarë mirë. Edhe mos u zini thuji për lekë. Këtë mesazh kam për atë.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy