Videot e saj u bllokuan, Jori zbulon shtetin ku postimet e saj nuk mund të shihen

by Lajme Shqip

Ish-banorja e Big Brother VIP, Jori Delli është goxha aktive në rrjetet sociale, ku numëron mbi 500 mijë ndjekës në Instagram dhe ndan për ndjekësit foto apo video të momenteve nga përditshmëria e saj.

Ndonëse projektet e saj apo videot që realizon në TikTok janë “funny”, duket se nuk lejohen në Rusi.

Me anë të një postimi në InstaStory, Jori ka publikuar njoftimin që i kishte ardhur në të cilin njoftohet se Rusia i kishte bllokuar një prej videove.

”Russia nuk më do”– shkruan modelja krah fotos, dhe pse arsyeja nuk dihet ende.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy