VIDEO/ E mori rrjedha e lumit Mat, palombarët dhe RENEA nisin kërkimet për gjetjen e trupit të 22-vjeçarit (EMRI)

by Lajme Shqip

Prej më shumë tre orësh kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 22-vjeçarit, Valentin Nikolli, i cili u mbyt në lumin Mat, në afërsi të Urës së Zogut.

Kërkimet po bëhen nga palombarët dhe forcat RENEA të ardhura nga Tirana.

Mësohet se i riu kishte shkuar në lumë për të peshkuar bashke me shokët e tij. Sipas policisë, dyshohet aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.

Lezhë/Informacion paraprak

Në lumin Mat, në territorin e njësisë administrative Zejmen, në vendin e quajtur “Ura me harqe”, shtetasi V. N., 22 vjeç, banues në Milot, dyshohet se gjatë peshkimit me shokët e tij, aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po pyesin në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, shokët e shtetasit V. N. që kanë qenë bashkë me të, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy