Vajza e videos virale qenka banorja e shumë pëlqyer e Big Brother

by editor

Teksa disa banorë në kuzhinë po pastronin dhe përgatisnin ushqim, Xhuli ju ka treguar se si një video ku shihet ajo u bë virale në rrjete sociale.

Ngjarja kishte ndodhur në Londër afër Big Ben-it kur banorja e Big Brother VIP Kosova ishte bllokuar me makinë për shkak të një proteste.

Në një moment ajo është çuar nga makina dhe ka bërë shqiponjën me duar.

“Është një video “Shkune bablok”, është video ime në Londër në një protestë. Isha te Big Ben shkova me makinë, para Big Ben-it u bllokuan makinat, unë isha me makinën time kabriolet, u çova dhe bëra shqiponjën. Më kishte bërë dikush një video nga mbrapa, nuk shihet fytyra ime, por dihet që jam unë”, tha Xhuli.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy