U gjet i pajetë, policia zbardh ngjarjen në Tiranë: Kishte pirë h eroinë me shokun, 47-vjeçari e futi në makinë dhe e la buzë përroit

by editor

Policia e Tiranës njofton se është zbardhur shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit, Elton Tahiri, i cili disa ditë më parë u gjet i pajetë, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.

Mësohet se shtetasi E.T, ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, bashkë me shokun e tij, shtetasin M.H, 47 vjeç, i cili ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për mos kallëzim në Polici të ngjarjes.

Mësohet se 47-vjeçari, e ka transportuar me automjet 48-vjeçarin dhe e ka lënë trupin e ti jtë pajetë , në afërsi të përroit të Limuthit, në fshatin Bërxull, Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga shtetasi M. H., për transportimin e trupit të pajetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Zbardhet shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit që u gjet i pajetë në datën 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta, bashkë me shokun e tij, në banesën e këtij të fundit.

Vihet në pranga shtetasi M. H. (shoku i 48-vjeçarit), pasi nuk kallëzoi në Polici, për ngjarjen, dhe transportoi trupin e pajetë të shokut të tij, nga banesa në afërsi të përroit të Limuthit.

Sekuestrohen sende që dyshohet se janë përdorur nga këta shtetas, për konsumimin e lëndëve narkotike, në banesë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e trupit të pajetë të 48-vjeçarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës në DVP Tiranë, pas ngjarjes së ndodhur në datën 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, ku u gjet një kufomë e s eksit mashkull, më një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. T., 48 vjeç ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, bashkë me shokun e tij, shtetasin M. H., 47 vjeç, në banesën e këtij të fundit.

Më pas dyshohet se shtetasi M. H. e ka transportuar me automjet dhe e ka lënë trupin e pajetë të 48-vjeçarit, në afërsi të përroit të Limuthit, në fshatin Bërxull, Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga shtetasi M. H., për transportimin e trupit të pajetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy