U arrestua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës merr vendimin e papritur për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Fianacave

by Lajme Shqip

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Fianacave Arlind Gjokutaj.

Nga “Arrest në shtëpi”, për të është vendosur që të vijojnë hetimet në “Detyrim paraqitje”.

Gjokutaj akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milion euro.

Pas arrestimit Gjokutaj u shtrua në spital për shkak të gjendjes shëndetësore ndërkohë që Apeli i Tiranës i ndryshoi masën nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Ndërkohë që në “Arrest shtëpie” vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave.

Hetimet për këtë çështje janë drejt përfundimit dhe pritet që dosja të kalojë me kërkesën për gjykim në Shkallën e Parë.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy