Tronditet Tirana, makina e parkuar hidhet në erë

by editor

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetarët në orët e para të mëngjesit në zonën e Alliasit, në kryeqytet.

Janë dëgjuar dy shpërthime pranë mjetit i cili ishte i parkuar. Banorët janë zgjuar të trembur pas zhurmave të fuqishme.

Siç shihet edhe në foton e mësipërme, mjeti është ende duke u djegur.

Burimet jo zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Pronari i automjetit dyshohet se i ka marrë të dashurën autorit të dyshuar dy ditë më parë.

Pritet që të orët në vijim, Policia të dalë me një njoftim zyrtar.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy