Tronditëse/ Gjendet i pajetë në lumë trupi i shqiptarit. (Emri)

by Lajme Shqip

Trupi i pajetë i një shtetasi shqiptar është gjetur në ujërat e lumit PO në Itali.

Viktima quhet Bledar Muça, 38-vjeç dhe me origjinë nga fshati Dushk, Lushnje.

38-vjeçari shqiptar ishte larguar nga shtëpia e tij në Occhiobello të shtunën më 27 Maj dhe gruaja e tij kishte dhënë alarmin në polici.

Prej disa ditësh zjarrfikësit, zhytësit dhe helikopterët u vunë në kërkim të shqiptarit. Trupi i tij u gjet sot pranë urës për Ro Ferrarese.

Ka dyshime se shqiptari është vetëhedhur nga ura, por motivet ende nuk dihen.

Miqtë dhe familjarët e shqiptarit thonë se ai ishte ishte një djalë dhe një baba shumë i mirë.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy