Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë 33-vjeçari shqiptar

by editor

Një aksident fatal i ka ndodhur një 33-vjeçari shqiptar në Itali.

Ngjarja tragjike ndodhi në Cosenza.

I riu shqiptar ka humbur kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë.

Impakti ka qenë fatal për të riun i cili ka ndërruar jetë pavarësisht se në ndihmë të tij shkoi dhe një helikopter me ekip mjekësor.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, 33-vjeçari kishte kohë që jetonte në Itali dhe ishte i integruar në komunitet.

Ai punonte në një firmë vendase.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur në mediat italiane./tvklan.al

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy