Top Channel abuzoi me dhuratat e tij, Luizit i dhurohet shuma rekord në 12 orë në donacionin e hapur nga familjarët

by editor

Big Brother VIP Albania këtë vit ka marrë krejtësisht një drejtim tjetër. Ky edicion duket se ka thyer secilin limit të paramenduar, edhe atë falë një personazhi. Luiz Ejlli ka arritur të bëhet personazhi më i dashur nga shumë shqiptarë, anembanë botës duke u pelqyer per lojen qe po ben brenda shtepise.

Luiz Ejlli është edhe njëri nga personazhet e preferuara, për shkak të lojës dhe karakterin të tij që ka shfaqur në këtë edicion. Por nuk ka përfunduar me kaq, pasi përkrahja për të ka shkuar në limite. Shumë njerëz anembanë botës kanë vendosur që Luizin të përkrahin edhe financiarisht.

Së fundi një prej familjarëve të tij, saktësisht dhëndri ka njoftuar se është hapur një fondacion i cili menaxhohet nga familja. Aty u theksa se pas kërkesave të shumë dashamirëve, është hapur edhe një “GoFoundMe” për Luizin. Por tashmë në këtë llogari kanë filluar të shkojnë para të shumtë. Madje është Fabjan Dodaj që ka vendosur që t’i dhurojë 5 mijë dollarë për Luizin, apo 4,650.25 euro.

Qytetarë të tjerë kanë dhuruar edhe nga 100 dollarë, 10, 5 e shumta të ndryshme. Duhet përkujtuar që nga ky edicion, Luizi ka përfituar edhe dhurata të tjera ndër to edhe pushime luksoze dhe eshte pretendent qe ta fitoj cmimin e madh prej 100 mije euro ne Big Brother Vip Albania por qe e presin edhe kontrata te shumta sa te dal.

Shuma totale e mbledhur deri më tani është 8840 dollarë të dhuruar nga 74 persona. Kjo nisëm u mor nga nëna e tij dhe motra pasi mesazhet e dërguara për Luizin nuk shfaqeshin nga Top Chanel dhe po abuzohej me të.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy