Thellohet skandali, i riu që tentoi të përplasë të moshuarin është pronar i një autoshkolle

by editor

Si një media që synon gjithnjë denoncimin e të padrejtës, “JOQ Albania” po shndërrohet edhe në një ndihmë për policinë tonë të shtetit, që megjithëse me një mision kundër së padrejtës, herë-herë ngatërrohet rrugës dhe përfundon në qorrsokakët e krahut të kundërt, krimit.

Së fundmi redaksia jonë publikoi një video, që është një material i gatshëm për policinë për të vendosur një tjetër gjobë të majme dhe për të shtuar financat e llogarisë së tyre. Në video shihet një i moshuar që tenton të kalojë rrugën, teksa automjeti i drejtuar nga një ri i afrohet gati për ta aksidentuar.

Nëse i moshuari nuk do të kishte aftësinë të zmbrapsej, mund të dëmtohej nga përplasja me automjetin. Ndërkohë, burime për redaksinë tonë bëjnë me dije se autori i këtij incidenti, pra shoferi i makinës, është pronar i një autoshkolle, çka e thellon akoma më shumë këtë akt skandaloz dhe çnjerëzor.

Tashmë me siguri policia ka nisur punën për identifikimin e këtij të riu, teksa megjithëse nuk e bëjnë publikisht për arsye të ndryshme, me shumë mundësi policia e shtetit është një ndjekës i rregullt i medias sonë dhe thellë në zemrën e tij, drejtori Met Rrumbullaku ndihet mirënjohës ndaj nesh.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy