Tensionet në veri, Kurti reagon për situatën: Kryetarët kanë mbështetjen tonë

by Lajme Shqip

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një video mesazh në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me situatën e zhvilluar këto 2 ditë në veri të vendit.

Kurti në fjalën u tij u shpreh se pushteti në Kosovë nuk mund të merret me dhunë por me anë të zgjedhjeve.

Sipas tij kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve.

Kurti shtoi se kryetarët kanë kanë mbështetjen e tij të plotë, të pakushtëzuar dhe të pandërprerë.

“Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim.

Republika e Kosovës është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Me institucione qeverisëse dhe të sigurisë të cilat trajnimet profesionale dhe orientimin vleror e kanë nga dhe kah shoqëritë perëndimore.” u shpreh Kurti në fjalën e tij.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy