Temperaturat arrijnë në 28 gradë C! Pasditja sjell stuhi breshëri në disa vende

by Lajme Shqip

Sot do të vijoje ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike në territorin Shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperature relativisht të larta gjatë orëve të paradites.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në Qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit POR mesdita do të sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Republika e Kosovës deri në mesditë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat në të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu. Pritet që përkohësisht të jenë me intensitet edhe mesatar në Jugperëndim të Kosovës, konkretisht në qytetin e Gjakovës dhe Prizrenit.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy