Tahiri shoqërohet me makinë policie nga burgu në banesë, zbulohet biseda me Safet Bajrin në qeli

by Lajme Shqip

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u lirua sot nga burgu dhe pjesën e mbetur të dënimit do e kryejë në banesën e tij në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Tahiri po shoqërohet nga një makinë policie drejt Tiranës, bën me dije gazetarja Klodiana Lala, ndërsa ai do të duhet të kryer dënimin e mbetur prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë burg në banesë.

Megjihatë, ai do mund të largohet nga banesa për nevoja familjare, sipas vendimit të Gjykatës.

“Zoti Tahiri do ta vuaj këtë dënim në shtëpi. Mund të ketë dhe momente që do të dalë nga banesa. Gjysmëliria mund të aplikohet për persona të caktuar. Do të duhet të jetë në ambientet e banesës kur policia do të jetë në banesë.

Gjysmëliri nuk aplikohet për të gjithë, por për persona të veçantë. A nuk paraqet rrezikshmëri për t’u largur. Ai qëndroi dhe mund të ishte në arrati, por vendosi që t’i përgjigjej procesit. Ai u dënua me 5 vite burgim për shpërdorim detyre, iu reduktuar me 3 vite e 4 muaj. Fëmijët janë të dy të mitur në kuptimin ligjor.

Gjykata nuk është mjaftuar vetëm me një ekspertizë mjeko-ligjore. Por ka caktuar një grup ekspertësh. Ata kanë dalë në konkluzion që; bashkëshortja e Tahirit është e paaftë për t’u kujdesur për fëmijët. Kur njëri nga prindërit është i pamundur për t’u kujdesur, automatikisht kujdeset prindi tjetër, që në këtë rast është Tahiri”, ka thënë gazetarja.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për bisedën e zbuluar nga avokati Maks Haxhia, të Saimir Tahirit me një tjetër të dënuar. Sipas Lalës,bëhet fjalë për Safer Bajrin, person i lakuar në trafik droge, me të cilin thuhet se ish-ministri ka ndarë qelinë.

“Safër Bajri, person me rrezikshmëri, që ishte në një qeli me Tahirin tha; Mua po më vjen keq që po iki në shtëpi dhe ish-ministri i Brendshëm qëndron në burg. Duhet të kem një indice që është vendim politik. Bosët e krimit, apo politikë dhe ish-zyrtarë se kryejnë deri në fund dënimin e tyre.

Dikur një bos krimi, ka qenë zoti Haxhia avokat i çështjes, u lirua se kishte probleme me gjurin. Dhe u lirua nga burgu se dhimbja e gjurit ia pamundësonte qëndrimin në burg. Mund të ketë diçka mbrapa, por a ka një pakt? Nuk mund ta them. Duhet të kem fakte”, tha Lala.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy