“Ta heq bluzën, dalim përjashta”? Skandal në Spitalin e Durrësit, pasi e la 4 orë pa i bërë skanerin, mjeku “trim” kërcënon pacientin

by editor

Nuk kanë fund skandalet në mjekësinë shqiptare. Pasi Ogerta Manastriliu nuk la fond publik pa dërguar në xhepat e oligarkëve, tashmë mjekët e saj kërcënojnë si ordinerë pacientët ne spitalet publike.

Rasti që do t’ju paraqesim në videon e mëposhtme është tepër skandaloz. Një pacient i cili kishte rreth 4 orë që priste të bënte një skaner, jo vetëm që nuk po merrte shërbimin por kërcënohet rëndë nga mjeku në mënyrë ordinere.

Mjeku i cili vete identifikohet si Erzen Dobi, kërcënon pacientin si “trim” duke e pyetur nëse donte ta hiqte bluzën e të dilnin jashtë për t’u rrahur. Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë në mjediset e Spitalit Rajonal Durrës.

Episodi bëhet akoma më i rëndë pasi pacienti ishte zjarrfikës i cili u ndje keq në orarin e punës dhe u dërgua me ambulancë në spital. Këtu lind një pyetje mjaft interesante: Kur me një punonjës shtetëror sillen mjekët në këtë mënyrë, po me një qytetar të thjeshtë si sillen?

Sipas dëshmitarëve, zjarrfikësi u la rreth 4 orë pa i bërë skanerin ndonëse e kishte kartelën të firmosur nga mjeku neurolog por mjekët e sorrollasnin dhe në fund nuk ia bënë fare skanerin.

Në vijim mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë:

Pershendetje JOQ! Shikoni si trajtohet nje zjarrfikes ne detyre nga spitali ne Durres. Para nje ore. Kishte 4 ore qe priste nje zjarrfikes per nje skaner… Kishte kartelen te firmosur nga mjeku neurolog por keta te grafise e sorollaten dhe ne fund nuk ja bene….. Zjarrfikesin e mori ambulanca mbasdite ne stacion se kishte dhimbje dhe e lane 4 ore pa kujdes. Kur me ne me uniforme dhe ne detyre sillen keshtu po me nje qytetar te thjeshte? Faleminderit.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy