“Si të duket burri im?”/ Kiara merr surprizën nga Italia, vëllai i vogël i tërheq veshin

by editor

Kiara u surprizua mbrëmjen e sotme nga vëllai saj i vogël, që ndodhet në Itali. Ajo kishte mundësinë të fliste me kamera me të, përmes ekranit që ndodhet në dhomën e ndenjes.

Teksa u emocionua duke e parë, moderatorja u shpreh se e ka marrë shumë malli për vëllain e saj dhe se ka nevojë për një përqafim tani. Ajo e pyeti Rayan nëse ai e ndjek atë në Big Brother, ndërsa ai u shpreh se e ndjek shpesh herë.

Vëllai i tha Kiarës se ajo pi shumë cigare dhe i kërkoi asaj të mos konsumojë aq shumë. Ai bëri një koment edhe për Luizin.

I pyetur nga Kiara se si i duket burri i saj, i vëllai u shpreh se i duket shumë i bukur. Ky koment u shoqërua me shumë të qeshura, edhe nga vetë Luizi.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy