Shpikje “alla shqiptarce”, për t’i shpëtuar radarëve te policisë, policia befasohet nga ajo që zbulon

by editor

Nga Xhensila Kodra Për t’ju shpëtuar kontrolleve të policisë dhe gj bave në të gjithë vendin, disa persona kishin krijuar një grup WhatsApp dhe sinjalizonin njëri-tjetrin aty ku ishin ngritur pika kontrolli apo ku ishin pozicionuar radarët e rrugores.

Grupi ishte aktiv prej gati dy vitesh dhe pak ditë më parë u zbulua nga Seksioni për Ekonimiko Financiar, në Policinë e Tiranës.

Administratorë të grupit ishin tre të rinj, dy djem nga Tirana dhe një nga Fushë-Kruja.
Ata u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin
e së vërtetës.

Pasi u morën në pyetje, tre djemtë kanë pohuar se grupi që mbante emrin “Radari”, ishte hapur prej tyre për t’ju shmangur radarëve të Policisë Rrugore, pasi kanë pasion shpejtësinë.

Numri i anëtareve të grupit u rrit dita-ditës. Kur policia ra në gjurmët e tij, ishin më shumë se 500 anëtarë.

Pjesa më e madhe nuk kishin njohje me njëri-tjetrin. Ata ishin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në grupin e WhatsApp informonin për ve ndodhjet e të gjitha shërbimeve të policisë që konstatoheshin në rrugë. Informacioni ishte i detajuar, që nga radarët, numri i forcave në postbllok apo edhe kontrollet e lëvizshme në rrugë.

Anëtarët kishin rënë dakord që të mos dërgohej asnjë foto apo video në grup, por vetëm informacionet, si përshembull, “në Tiranë-Durrës ka radarë”, apo “tek ‘Teg-u’ janë ‘Shqiponjat’”.

Edhe pse tre të rinjtë kanë deklaruar se kjo gjë është bërë vetëm për t’ju shmangur gj bave, grupi hetimor dyshon se një pjesë e anëtarëve lëviznin me sende të paligjshme si dr gë apo rmë dhe e kanë përdorur grupin për t’ju shmangur kontrolleve./

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy