Shpërthen debati i ashpër mes Diola Dostit dhe Dasara Karaiskaj: Unë nuk i lë fëmijët e mi me njerkën!(VIDEO)

by editor

Ditën e djeshme në “E diell” ka shpërthyer një debat mes Diola Dostit dhe gazetares Dasara Karaiskaj, teksa po diskutonin ndodhitë në shtëpinë e BB VIP.

Ishte Dasara ajo që u shpreh që ka një antipati për Diolën si njeri dhe sipas saj nuk është sjellë denjësisht për statusin që mban, duke qenë se është mama e tre fëmijëve. Në këtë pikë, Dasara ju drejtua duke i thënë se ajo nuk i lë fëmijët me njerkën kur është vetë mama.

Ndërsa Diola nga ana tjetër ju kthye duke i thënë se të paktën ajo nuk i lë fëmijët vetëm në shtëpi, për të dale vetë deri në 5 të mëngjesit duke u argëtuar.

Në përplasjen mes vajzave ndërhynë edhe të pranishmit e tjerë në studio të cilët ju drejtuan Dasarës duke i thënë se nuk duhet të vendosen kufij se si duhet të sillet një grua vetëm sepse është mama.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy