Është gjetur trupi i pajetë i i 22-vjeçarit Valentin Nikolli, i cili u mbyt dje në lumin Mat.
Valentin Nikolli nga Fushë Miloti kishte shkuar në lumë bashkë me dy shokët e tij për peshkim.
22-vjeçari ishte futur për t’u larë kur e mori rrjedha e lumit. Shokët e kanë parë atë për disa minuta dhe më pas u ka humbur. Kanë qenë dy shokët e tij, të cilët kanë lajmëruar policinë./albeu.com/