Rama lë nam në samitin e BE-së, përqafon dhe puth papritur kryeministren e këtij vendi (Video)

by Lajme Shqip

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Moldavi, ku është mbledhur Komuniteti Politik Europian, bashkë me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.

Edhe kësaj here, numri një i qeverisë ka tërhequr vëmendjen me veprimet e tij, gjë e cila është komentuar në media.

Një gazetare ka arritur që të filmojë momentin kur Rama përqafon në një mënyrë shumë miqësore homologen e tij italiane Giorgia Meloni.

Aneta Zachová e ka postuar videon në rrjetet sociale, krahas së cilës shkruan: A nuk duhet të punoj për ndonjë tabloid? Arrita të kap se si kryeministri shqiptar Edi Rama ngacmon kryeministren italiane Giorgia Meloni.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy