Rama batuta në Bratislavë: Na thanë do hyni në BE kur ishim me flokë! Ja ku jemi sot, të dy qerosë

by Lajme Shqip

Kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë mbledhjes në panelin e diskutimit mbi rajonin në Bratislavë.

Teksa mbante fjalën e tij mbi vonesat e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama iu drejtua homologut të tij nga Maqedonia e Veriut, duke i thënë së në fillim të procesit në Selanik, “të dy ishim me flokë e ndërsa sot qerosë”.

Rama u shpreh se në atë takim u tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të ishin pjesë e Bashkimit Evropian, por që prej atij takimi të vendet janë në pritje për t’u anëtarësuar në BE.

“Në Selanik Dimitari i kishte të gjithë flokët, aty u tha që do të ishim në Bashkimin Evropian përpara se mua të më binin flokët dhe ja ku jemi. Dy burra qerosë sepse ne besuam në këto gjëra.

Çfarë kemi nevojë është të jemi realistë, të vërtetë, të drejtpërdrejtë dhe kur e them këtë mendoj sa të drejtpërdrejtë mund të jenë holandezët kur kanë zgjedhje e kur duan të presësh sa të përfundojnë zgjedhjet e tyre. Ja që kështu është, na duhet të përballemi me realitetin ndërkohë që komuniteti politik evropian është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Rama.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy