Qytetarit i bie të fikët në rrugë/ Taulant Balla me kamera e mikrofon i jep ndihmën e parë

by Lajme Shqip

Pasqyrimi i punëve dhe premtimeve në rrjete sociale është kryefjala e fushatës së “Rilindjes” për fushatë. Por, veprimi i fundit i deputetit të Qarkut Fier, Taulant Balla, aq sa human mund të duket është edhe i shëmtuar.

Në foton më poshtë duket që një qytetari i ka rënë të fikët dhe Balla i është afruar t’i japë ndihmën e parë.

Por, edhe në këtë rast ai nuk ka harruar të marrë kamerën dhe mikrofonin me vete, që të dëgjohet mirë e të shihet se si po ndihmon një qytetar.

Sikur thamë deri në dhënien e ndihmës, ky gjest i Ballës vlerësohet si gjest human. Por, fakti që ai është kujdesur që ky moment të filmohet duket një propagandë e shëmtuar.

Në këtë fushatë ne kemi parë raste më të çuditshme nga Rilindja.

Duke përmendur se dy ditë më parë një të moshuari i ra të fikët në takimin që kishin me kryeministrin Rama, ndërsa ky i fundit vazhdonte të kërcente sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy