“Prej muajsh fle në agjensi funerali…”, 54-vjeçari rrëfen torturat dhe dhunën që ushtron bashkëshortja

by Lajme Shqip

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, është rikthyer sërish në vëmendje historia dramatike e familjes Vrenozi.

Ka qenë 54-vjeçari Skënder Vrenozi, i cili nëpërmjet rrëfimit të tij dhe videove ekskluzive, tregon se ish-bashkëshortja e shantazhon dhe e provokon për të nxitur dhunë.

“Jam baba i tre fëmijëve, të cilët as më duan dhe as më flasin pas ndarjes me nënën e tyre. Apeloj ndihmë pasi jeta ime ka qenë shumë e vështirë dhe vazhdon të jetë e tillë. Prej kohësh jetoj në qiell të hapur, pasi ish-gruaja më mori banesën me akuza dhune duke marr kështu urdhra mbrojtje dhe duke me vënë kundër edhe fëmijët. Divorci jonë erdhi si pasojë e tradhtisë së gocës, por më vonë situata në shtëpinë tonë agravoi pasi ish-gruaja mbante anën e fëmijë dhe i vinte ata kundra meje. Nga ana tjetër prej kohësh më kanë ndihmuar banor të Fierit pasi kam fjetur me muaj të tërë brenda një agjencie funeralesh, ku një i njohur më dha mundësinë të strehohesha aty. Kam hapur varrin tim e kam bërë gati pasi e di çfarë më pret. Gjatë gjithë kohës jam i shantazhuar dhe më ndjekin nga pas ju kam sjellë videon ku ish-bashkëshortja me shantazhon dhe më provokon që unë të ushtroj dhunë ndaj saj që të më arrestojnë. Nuk di më se çfarë të veproj. Jam i vetëm mes katër rrugëve kërkoj ndihmë”, shprehet në studio Skender Vrenozi.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy