Përgjaken rrugët, drejtuesi i mjetit humb kontrollin, ndërron jetë bashkëshortja

by editor

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Krumë -Kukës në vendin e quajtur “Qaf Tobli”.

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e tij shtetasja F. S., 61 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volkswagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy