Nuk ka të bëjë aspak me Luizin! Ky është momenti më i sikletshëm i Kiara Titos në “BBV”

by editor

Moderatorja Kiara Tito është një banore mjaft e përfolur e “Big Brother Vip”, kjo për shkak të romancës që ka nisur me këngëtarin Luiz Ejlli.

Së fundmi, në një detyrë të dhënë nga “Vëllai i Madh” për të prezantuar disa emisione të “Top Channel”, ajo kishte rolin e të ftuarës së “Shqipëria Live”, që u moderua nga Beati dhe Keisi.

“Në vend që ta dini këtë fakt dhe të keni frikë, është e nevojshme të merren masa urgjente”/ “Gjyshi” që e paralajmëroi tërmetin në Turqi 12 vjet më parë, por askush nuk ia vuri veshin

“Momentet e sikletshme janë të shumta, por momenti më i sikletshëm që kam patur ka qenë kur ndodhi ai problemi shëndetësor, që ngrita karrigen, u rrëzova. Është më i sikletshmi, sepse përveç dhimbjes që përjetova, kisha frikën e familjarëve që po më shihnin.

Kish edhe frikën që si do të vazhdonte rrugëtimi im, sepse isha në një pikë që mjekët më pyetën “nëse ti vërtet je keq, mund ta ndërpresësh.” Unë pavarësisht dhimbjeve, thoja “jo”, sepse më vinte shumë inat që rrugëtimi im të përfundonte për diçka të tillë”- tha Kiara, referuar problemit shëndetësor që pati javët e para kur u fut në reality-show.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy