“Nuk duhet të jetë as Berisha, as Basha”, si pas Jorida Tabakut ja si duhet të drejtohet PD-ja

by Lajme Shqip

Deputetja Jorida Tabaku e ftuar në një intervistë në “Now” në Euronews Albania tha se Partia Demokratike nuk duhet të nxitojë për zgjedhjen e një kryetari të ri.

Sipas saj duhet një proces ndryshe në mënyrë që Partia Demokratike të jetë sa më afër njerëzve dhe duhet të rrisë numrin e anëtarësimeve.

E pyetur në rast se do të jetë Basha apo Berisha ai që do të bashkojë partinë, ajo tha se tashmë në PD flitet për një organizim ndryshe i cili do të vijë përmes një grupi njerëzish dhe kjo prej një kryetari të vetëm.

“Partia demokratike nuk ka nevojë për një figurë 1-shi, por për një grup njerëzisht të cilët bashkërisht përpiqen të japin mesazhin që nuk ka rëndësi karrigia, nëse ne nuk ndryshojmë.

Unë me këtë ide për të drejtuar këtë proces e për të hapur anëtarësime të reja, mendova ta propozoj këtë gjë si aktivitet i një grupi të partisë demokratike, që ka vërtetë dëshirë ta bashkojë këtë grupin e madh të Partisë Demokratike.

Ne do e diskutojmë gjatë këtë, nuk është e lehtë. Por zgjedhja në këtë moment e një kryetari, nuk shkon, ne duhet të bëjmë një proces anëtarësimesh nga poshtë lartë”, tha Jorida Tabaku.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy