Nominim “kokë më kokë”/ “E sheh këtë format si një lojë me kukulla”, Qetësori rendit arsyet pse duhet të dali ky banor nga shtëpija e “BBVA” dhe habit me deklaratën

by editor

“Prime-n” e kaluar (18 mars) Nita Latifit iu dha “fuqia” e nominimit nga Kutia e Pandorës dhe ndryshe nga herët e tjera, ajo duhej të dërgonte dy çifte në televotim. Nita zgjodhi çiftin Kiara-Olta dhe Qetsor-Kristi, ku çifti më pak i votuar do të shkojë në nominim “kokë më kokë”.

Pra ose Olta me Kiarën ose Qetsori me Kristin. Këtë të shtunë njëri nga banorët e çiftit më pak të votuar do të lërë shtëpinë e “BBV”.

Aludimet midis banorëve se kush do të dalë në nominim nga dy çiftet, kanë qenë të shumta. Lorenci ka pyetur Qetsorin për mendimin e tij. Qetsori është shprehur se në nominim do jetë ai dhe Kristi. Sipas ish-fituesit të “BB” ai që do të dalë është Kristi.

Si arsye se pse nuk del ai, Qetsori dha që është çun mali dhe shtoi se Kristi e sheh këtë format si një lojë me kukulla jo me njerëz.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy