Pulëbardhat janë zogj sa të bukur aq edhe mistrecë, sidomos kur afrohen në qendrat e banuara.
Duket se kur vjen fjala për ushqim, këta zogj nuk e mbajnë dot veten dhe dalin nga kontrolli.Një pulëbardhë në Angli, e quajtur “Stiv”, është filmuar nga menaxheri i një marketi duke hyrë disa herë brenda tij dhe duke marrë qese patatinash apo edhe paketime djathi “Chedar”.Rezulton se nga hyrjet e shpeshta të pulëbardhës në market dhe nga daljet e saj me qese në sqep, është krijuar një dëm prej rreth 350 eurosh.4
Pulëbardha u pa duke pritur për tu hapur dyert e dyqanit në mënyrë që të futet brenda.Kur u hapën dyert, pulëbardha u fut në dyqan dhe doli përsëri jashtë pas disa momentesh me një pako të Mini Cheddars nën sqep, dhe deri sa punëtorët dolën për ta zënë ai veçse ishte larguar.
“Është diçka që ndodh zakonisht vetëm njëherë në ditë, e ndonjëherë edhe deri në tre herë brenda ditës, është e bezdisshme për ne, Doritos janë më të preferuat e saj”, thotë një punëtor.Kjo pulëbardhë është kthyer në figurë të famshme për banorët e Paignton të Devonit në Angli, të cilët edhe i kanë vënë nofkën “Steven Seagull” sipas aktorit të famshëm Hollywood-ian Steven Seagal.