Ngjarje e rëndë në Sarandë, raportohet një viktimë

by Lajme Shqip

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Sarandë.

Një 50-vjeçar ra nga pallati ku po kryente ndërtime e për pasojë nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy