Nga “rivalë” në lojë në një cift të dashuruarish, zbulohet titulli i filmit ku do luajnë Olta me Luizin

by Lajme Shqip

Nga rivalë në Big Brother, Luizi dhe Olta tashmë do të jenë protagonistë kryesore në një film të ri.

Një ditë më parë, Luizi postoi në “InstaStory” një foto ku shfaqej së bashku me Oltën dhe krahas saj shkruante thjesht “Filloi…”.

Dy ish-banorët e “BBV 2” shfaqeshin duke lexuar skenarin e filmit, xhirimet e të cilit do të nisin së shpejti dhe ata do të jenë dy personazhet protagonistë. Sot janë zbuluar detaje të reja. Moderatori Blendi Salaj shfaqi mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”.

Filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket janë frymëzuar nga frazat e përdorura në Big Brother Vip”. Në baner është dhe një përshkrim i filmit ku mësohet se do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhet në përshkrimin e filmit.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy