Nga 5 pikat kundër emigrimit të paligjshëm shqiptar drejt Britanisë te riatdhesimi i 200 të dënuarve në Mbretërinë e Bashkuar, ja çfarë ka ndodhur në 5 muajt e fundit

by Lajme Shqip

Zbatimi i planit të luftës kundër emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria nisi nga ky vit. Qeveria britanike ka vendosur këto pika: 1) ngritjen e një komande të re operacionale lundruese me varka të vogla që do të monitorojnë e parandalojnë fluksin e refugjatëve shqiptarë, 2) fond të posaçëm për të ndihmuar oficerët e emigracionit, 3) shfrytëzimin e hapësirave të reja publike për strehimin e 10 mijë refugjatëve që do t’u pranohet statusi i azilantit, si: parqe pushimi dhe çlodhjeje të papërdorura më parë, ish-sallat e konviktet studentore, etj., 4) dyfishim i punonjësve të verifikimit të kërkesave për azil me qëllim shkurtimin e kohës së verifikimit të procedurave dhe 5) dislokimin e 400 specialistëve britanikë në Aeroportin e Rinasit që do të bashkëpunojnë me Policinë Kufitare të Rinasit për verifikimin e refugjatëve shqiptarë të kthyer nga Britania e Madhe që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë modern (“shtëpi bari”, punë në të zezë, trafik droge, prostitucioni, etj). Në 26 prill, Ambasada Britanike dhe Policia e Shtetit njoftuan se mbi 1 mijë shtetas shqiptarë u riatdhesuan në periudhën 13 dhjetor 2022-fillim prilli 2023. Në 25 maj, ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Alastair King-Smith bëri me dije për “Top Channel” se Londra ka akorduar 14 milionë euro për Shqipërinë, për të realizuar transferimin e të burgosurve shqiptarë të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, në atdhe. Ai theksoi se këto fonde do ndihmojnë shtetin shqiptar për përballimin e kostove të transferimit të këtyre të burgosurve dhe përmirësimin e sistemit të burgjeve në vendin tonë. Nga ana tjetër, po atë ditë, Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë raportoi për mediat se 200 të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimet në burgjet e Anglisë e Uellsit me 4 ose më shumë vite, do të riatdhesohen për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit në atdhe.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy