Nesër gjimnazistët i nënshtrohen testit të parë, ja si do zhvillohen provimet e maturës

by Lajme Shqip

Ditën e nesërme, 1 qershor, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të parë.

Provimi i parë do të jetë ai i anglishtes, i cili këtë vit do të zhvillohet në ambiente të mëdha.

Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.

Çdo maturant duhet të paraqitet 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit së bashku me dokumentin e identifikimit.

Risi këtë vit është dhe monitorimi i studentëve nga kamerat gjatë provimit e cila ka si qëllim të vëzhgojë dhe dokumentojë të gjithë procesin e provimit, duke rritur transparencën.

Nga ana e institucioneve përgjegjëse janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e provimit.

Pas provimit të gjuhës së huaj maturantët do të japin më datë 7 qershor provimin e Gjuhës Shqipe, më datë 13 qershor të Matematiks dhe të fundit atë të lëndës me zgjedhje kanë për ta zhvilluar më 19 qershor.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy