Nënkryetari i FRPD Shkodër lirohet nga policia pas 5 orësh: Sulm politik, presion që u bëhet demokratëve

by Lajme Shqip

Nënkryetari i FRPD Shkodër, Arvit Bushati ëSHtë lënë i liri, pasi mbrëm u shoqërua nga disa policië në komisariat.

Bushati është lënë i lirië pas 5 orësh, ndërsa për media ka thënë se ishte duke konsumuar kafe me disa përfaqësues të PD dhe Bardh Spahinë, kur patrulla e policisë e mori duke thënë ‘është urdhër nga shefat’.

Sipas tij, e gjitha është sulm politik që kërkon të intimidojë demokratët se nuk kishte arsye për ta shoqëruar.

“Isha pas orarit zyrtar të punës duke konsumuar kafe me përfaqësues të PD Shkodër, në praninë tonë ishte edhe kryetari i Bashkisë. U përballëm me 2 patrulla policie të cilat vetëm me dixhiturën, urdhër nga shefat na vjen keq duhet të vish me ne, më shoqëruar në masa të çuditshme për një njeri që s’ka asnjë shpjegimi ekstra për të bërë në lidhje me organet kopetente.

Në ambientet e policisë pashë hezitimin në fytyrën e tyre për urdhrat që kishin marrë nga drejtuesit politik të policisë së shtetit pasi e kuptuan që masa dhe forma e ndalimit ishte e pabazuar në procedurë. Ky është sulm, presion që i bëhet përfaqësuesve të PD në Shkodër e gjithë Shqipërinë. Dënoj me forcë qasjen që forcat e rendit kanë me politikën”, tha Bushati.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy