Nëna i përlot të gjithë me atë që i thotë djalit: Nuk po më lë të jetoj or bir, më ke futur në bagazh

by Lajme Shqip

Në seancën e ndërmjetësit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka ardhur një nënë e cila ka humbur vajzën e saj në moshë 30 vjeçare. Ajo vjen nga fshati Shëngjin i Shëngjergjit dhe dëshira e saj më e madhe është të jetojë në Tiranë.

Në vitin 2002 ajo dhe familja e vetë ndërtuan një shtëpi në Tiranë. Trëndafilja mban kujtime të dhimbshme nga fshati dhe nuk dëshiron të kthehet më kurrë, ndërsa bashkëshorti dhe djali i kanë kë rkuar që të kthehet në fshat. Ata e kanë lëshuar shtëpinë me qira dhe Trëndafilja nuk ka ku të jetojë.

Është detyruar të marrë një shtëpi me qira, ku nuk ka mundësi as ta paguaj. Një arsye e fortë që e bën të qëndrojë në Tiranë është edhe fakti që vajza e saj është varrosur aty.

Në një lidhje telefonike me Eni Çobanin, djali i saj është shprehur se ajo e ka vendin në fshat dhe nuk e lejon të rrijë në Tiranë dhe nuk i j ep asnjë dhomë të shtëpisë për të qëndruar.

Trëndaflija: Ti nuk më ke lënë të jetoj mor bir, ti më ke fu ture në bagazh të makinës në 5 të mëngjesit kohën e ko ronavirusit.

Djali: Pse të të lija në rrugë?

Trëndafilja: Pse në rrugë, nëna ka 18 vite këtu, shkojmë pyesim lagjen e Shkozës aty ku kam jetuar.

Djali: Hajde jeto me ne.

Trëndafilja: Biri i nënës nuk më ke lënë të jetoj e lumtur or bir. Pak halle ka nëna, ti nuk e ke patur mendjen tek motra që vdiq, por të hidhje shtëpinë.

Kemi qe në 2002 që jemi në Tiranë. Nëna ka punuar tek lokali jot tek Bryli 5 vite, pse thua që nëna më ka ndarë që në moshë 15 vjeç.

Djali i trëndafiles nuk pranon në mënyrë kategorike që të lejë të ëmën në Tiranë dhe të t’i lëshojë një dhomë në vilën që kanë. Ai zotohet që të shlyejë borxhin e të ëmës që ka ndaj zonjës Zana dhe të ma rrë në fshat të ëmën, por një gjë të tillë Trëndafilja nuk e pranon. Djali mb ylli telefonatën me Eni Çobanin me një vendim shumë të pr erë nga ana e tij. /tvklan.al

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy