” Mu errësuan sytë”/ Keisi zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Kristi

by editor

Shkëputja e marrëdhënies së Keisit me Kristin ka marrë vëmendjen në shtëpi dhe Keisi nuk mund të mos pyetej nga banorët rreth këtij vendimi që ajo mori.

Gjatë emisionit radiofonik, ajo tregoi se te Kristi gjeti një person që mund t’i besonte e të mbështetej për çdo gjë. Por, Keisi pranon se pëlqimi i madh i fillimit e bëri të shpejtohej e të merrte hapa jo të duhur. Në fund, vajza e Sabianit thekson se nuk do e shohim më si çift me Kristin.

“Është e vështirë në këtë shtëpi që të kesh dikë të mbështetësh kokën, këtë gjë e gjeta te Kristi. Kisha një pëlqim shumë të madh dhe më bëri të mendoja vetëm për këtë lidhje dhe shpejtova, m’u errën sytë. Mësova që në vazhdim se ky pëlqim nuk ishte më njësoj dhe më shumë po më dukej sikur po vazhdoja këtë gjë se mendoja po të përpiqem më shumë do kishte dhe dashuri.

U fokusova dhe harrova synimin tim më mirë vendosa ta ndërpres sa nuk është vonë dhe të bëj lojën time, nëse dashuria ka qenë më vonë do e gjejë rrugën nëse jo nuk bëhemi më… brenda në shtëpi nuk do na shihni më bashkë”– tha Keisi.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy