Misteri i UFO-ve, çfarë thanë shkencëtarët e NASA-s pas hulumtimeve të fundit

by Lajme Shqip

Pavarësisht të dhënave të mira për UFO-t, sërish ka pikëpyetje që nuk janë të lehta për t’u dhënë përgjigje, ky ishte përfundimi i hulumtimeve të shkencëtarëve të NASA-s, të cilët zhvilluan sot takimin e parë dhe të vetëm publik të grupit të tyre të formuar vitin e kaluar.

Qëllimi i grupit është të studiojë dukuritë e panjohura të pashpjegueshme (UAP ose UFO) , të cilat janë shumëfishuar vitet e fundit, së bashku me pyetjet në opinionin publik dhe shkencëtarët.

Ekipi i studimit prej 16 anëtarësh do të publikojë një raport që detajon gjetjet e hetimit 9-mujor, por që pritet më vonë këtë verë.akimi i së mërkurës përfaqëson “konsultimet përfundimtare” të grupit përpara publikimit të raportit, sipas CBS.

NASA i përkufizon UAP-të si “vëzhgime të ngjarjeve në qiell që nuk mund të identifikohen shkencërisht si avionë ose fenomene të njohura natyrore”.

Qindra pilotë ushtarakë dhe komercialë kanë raportuar se kanë hasur në objekte të pazakonta që udhëtojnë me shpejtësi të madhe pa mjete të dukshme shtytjeje, duke i habitur shkencëtarët dhe analistët ushtarakë që përpiqen të shpjegojnë origjinën e tyre.

Në fjalët e tij, David Spergel, astrofizikan dhe president i grupit, dha një rezyme të përfundimeve të grupit.

Ata thanë se studimi i tyre theksoi nevojën për më shumë të dhëna me cilësi të lartë mbi UAP-të nga qeveria si dhe nga sektori tregtar.

Ai foli për përpjekjet “josistematike dhe të fragmentuara midis agjencive” për të mbledhur të dhëna mbi UAP-të. Ai më tej shpjegoi se kërkohet “mbledhja e synuar e të dhënave”, kujdes i mirë dhe analiza adekuate. Megjithatë, edhe kjo nuk mund të garantojë që të gjitha UAP-të do të shpjegohen./albeu.com

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy