Mendonte se ja DRlDHTE gruaja, burri nga Elbasani kthehet nga Greqia dhe zbulon se…

by Lajme Shqip

Një ngjarje aspak e zakontë i ka ndodhur një gruaje në qytetin e Elbasani, e cila është detyruar të shkojë në polici dhe të kallëzojë bashkëshortin.

Ajo ka treguar se i shoqi, pasi është kthyer nga emigrimi në Greqi, ka ngritur dyshime që gruaja e tradhtonte.

Ismete B thotë se të dy jetonin në Greqi prej kohësh, por kur janë kthyer në Shqipëri, bashkëshorti ka shpërthyer në akuza ndaj gruas.

Pas sherreve, ai është larguar me makinën e familjes nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Gruaja bën me dije se në automjet ndodheshin dokumentet e saj personale, por ai e ka mohuar këtë fakt dhe ka humbur kontaktet me të shoqen.

Ismetja ka komunikuar me të afërmit e bashkëshortit ndërsa ata e kanë informuar se burri ka marrë plaçkat e tij dhe nuk është bërë më i gjallë.

“Dua të më kthejë dokumentet dhe më pas do kërkoj divorcin. Nuk shtyhet më kështu”, – është shprehur gruaja.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy