Luizi dhe Butrinti paskan të njejta shije/ Zbulohet çfarë i ka bashkuar dy këngëtarët vite më parë dhe jo nuk po flasim për Kiarën (Foto)

by editor

Luiz Ejlli dhe Butrint Imeri me siguri nuk do duan të shihen me njëri-tjetrin, e kjo për shkak të Kiarës. Lidhja e tanishme e moderatores me Luizin, ka sjellë në memorie të njerëzve romancën e saj me Butrintin. Madje emri i këtij të fundit është përmendur disa herë brenda ‘Big Brother VIP’, nga banorët e në një rast nga Luizi.

Butrinti nuk erdhi asnjëherë brenda Big-ut e Luizi nuk ka pse të shqetësohet më. Mirëpo, fati ka dashur që dy këngëtarët, të ishin në të njëjtin vend, por pa Kiarën. ‘Iconstyle’ ka mundur të gjejë lidhjen mes dy ‘rivalëve’.

Shumë vite para, bëhet fjalë para 15 viteve, Luiz Ejlli xhiroi klipin e këngës ‘Zjarr e ftohtë’ në një vilë që ndodhet në Pezë. Deri këtu nuk ka asgjë do thoni ju. Por prisni edhe pak.

Pas 11 vitesh, në të njëjtën vilë ku Luizi filmoi klipin për këngën që e dërgoi në ‘Eurovizion’, Butrinti ka realizuar klipin ‘Ma cherie’.

Pavarësisht se në fillim të klipit lexohet vendndodhja Kolumbi, syri vëzhgues i ‘Iconstyle’ ka zbuluar se bëhet fjalë për vilën ku ka xhiruar edhe Luizi.

Nëse keni dyshime, hidhini një sy fotove:

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy