“Lajthit” shqiptari/ Pas sherrit në Spanjë, pamëshirshëm i pret fytin një personi me…, shokon me deklaratën

by editor

Në një lokal nate në Spanjë ka shpërthyer sherri ku një 40- vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur rëndë në tjetër person.

Ai i ka prerë fytin një personi me një gotë të thyer, duke e lënë të plagosur rëndë.

Sipas informacioneve të marra nga mediat spanjolle, ngjarja ka ndodhur në Castellón.

Mësohet se shqiptari pas sherrit, ka sulmuar personin duke e lënë të gjakosur, ndërsa dëshmitarët janë tronditur nga pamjet e rënda.

Pas ngjarjes ai është larguar i qetë në këmbë, i mbuluar nga gjaku në duar e veshje, ndërsa pak kohë më vonë është arrestuar.

Pas arrestimit, ai u ka thënë efektivëve se “nuk ka bërë asgjë”.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy