LAJM I FUNDIT/ Vidhet posta në Tiranë, autori nën kërcënimin e thikës merr lekët dhe ia mbath

by Lajme Shqip

Filiali i një poste private është grabitur mbrëmjen e sotme në tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën “5 Maji.”

Një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit./Albeu.com/

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy