Kush po gënjen? Pas postimeve të Jurgenës, vjen reagimi i parë i motrës së Luizit

by editor

Ditën e djeshme është hapur një llogari në Instagram me emrin e Jurgenës, vajzës që gjatë gjithë kësaj kohe ka menaxhuar profilin e Luizit.

Në këtë llogari, personi në fjalë pohoi se ishte kërcënuar nga ‘Top Channel’ se do të hidhej në gjyq dhe se duhet t’u dorëzonte atyre Instagramin e Luizit.

Mirëpo, gjithë postimet në këtë profil kanë qenë një gënjeshtër.

Pak më parë motra e Luizit, Ina Ejlli, ka bërë një reagim publik ku është shprehur se Instagrami i saj është adresa e vetme e vërtetë, ndërsa gjithë të tjerat janë të rreme.

“Përshëndetje!

Sic edhe e keni parë tashmë jane hapur shume profile fake . Ju njoftojmë se të gjitha adresat që hapen në emër të familjarëve të Luizit dhe Jurgenës (e cila nuk ka asnjë rrjet social ekzistues) janë të gjitha të RREME! Çdo bisedë e shpërndarë është MODIFIKIM.”

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy