Luizi ka rrëfyer në Big Brother se si ka ndikuar lidhja e tij e mëparshme që ai të humbte besimin se do gjente njeriun e duhur në jetë.
Megjithatë ai shtoi se nuk ia priste mendja që personin që do kaq shumë tani ta gjente në Big Brother.
“Kur u ndava nga një lidhje e gjatë që kisha u bëra pesimist që nëse do gjeja personin e duhur në jetë. E aq më pak në këtë program edhe ta ma thoshte dikush s’do e besoja. Unë do i thoja që nuk ka shance që unë të dua dikë sa dua motrën dhe nënën time e me bë gjithçka për të, e aq më tepër në një periudhë kaq të shkurtër.
Kur më ngacmonin shokët, kujdes mos gjen ndonjërën aty brenda, dhe unë i thoja as e kam në mendje fare, do futem për të lozur e për t’i shkuar deri në fund. Por ja që ndodhi. Ndodhi në atë pikë që them Zot faleminderit dhe produksionit që më ftoi, mua dhe Kiarën.