Krimi në familje në Korçë! Shkak dyshohet xhelozia

by Lajme Shqip

46-vjeçari Aleko Myrtollari ka qëlluar disa herë me thikë gruan e tij, Marjola Myrtollari, 36-vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

46-vjeçari pasi ka kryer krimin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e tij.

Gruaja ka marrë plagë në disa pjesë të trupit. Ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që e ka gjetur të plagosur nënën e saj dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Paraprakisht dyshohet se çifti kishte konflikte për motive xhelozie, pasi autori dyshonte të gruaja e tij për tradhti.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy