Konflikt në Shijak, plagoset me armë zjarri 50-vjeçari, policia identifikon autorin (Detajet)

by Lajme Shqip

NJë 50-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në Shijak.

Sipas informacioneve zyrtare ngjarja ndodhi rreth orës 22:10, në Shijak, në lagjen “Popullore”, shtetasi E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy