Kiara Tito poston detaje nga shtëpia e re. Fotot bëhen virale

by Lajme Shqip

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë që të jenë në qendër të vëmendjes së publikut.

Edhe tani që “Big Brother VIP 2” ka përfunduar, fansat duan të dinë sërish çdo gjë në lidhje me çiftin e njohur.

Dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri fotografohen herë pas here nëpër rrugët e Tiranës. Por sigurisht nuk mungojnë as postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku.

Ndërkohë fansat janë shumë kuriozë të dinë nëse ata jetojnë bashkë, pasi në finalen e madhe të BB VIP ata i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Ditën e sotme Kiara ka postuar në “Instastory” dy foto ku shfaqet një kënd i shtëpisë dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur që të aludojnë se është banesa e re e çiftit të njohur.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy