Kiara shpërthen ndaj Luizit: Si jo? U mërzita shumë nga ajo që dëgjova, mos ma hidh mua sy për sy

by editor

Kiara është mërzitur së fundmi me Luizin. Kjo sepse ai ka hequr litarin (veprim që e dërgon në nominim) dhe i ka thënë Kiarës: Dua ta shikoj a na do publiku bashkë! Kjo e ka mërzitur moderatoren sepse këngëtari e ka rrezikuar dhe atë.

Ajo është shprehur se nuk e ka problem të dalë nga shtëpia, por nuk i vjen mirë që Luizi nuk e ka aspak problem ta rrezikojë vetëm për të parë nëse publiku i do apo jo.

Luizi: Ishim në nominim me Bledin. Nuk e morëm vesh a na do publiku bashkë apo jo.

Kiara: Dhe ti do ta marrësh vesh tani?

Luizi: Po. Pse rri si pulë?

Më vonë Kiara i ka qëndruar e distancuar dhe Luizi i është afruar. “Çfarë ke?”, i ka thënë ai: Je mërzitur pse të thashë rri si pulë?

Kiara: Heq litarin për të më vënë dhe mua në rrezik dhe më thua dua të shikoj a na do publiku bashkë. A je në terezi apo jo? Pse shprehesh kështu?

Luizi: Vjen prime pastaj dhe thua e kuptova, nuk flas më.

Kiara: O Luiz përderisa ma bën këtë bisedë më vjen keq që e thua kështu. Mund edhe të mos dal nuk ka lidhje, por thjesht kur e thua që e kalove këtë, ta kalojmë dhe një tjetër, është e shëmtuar. Tingëllon keq.

Luizi: Ça thashë?

Kiara: The e kaluam Bledin, do shohim a do e kalojmë këtë herë.

Kiara: Si jo? Mos ma hidh mua sy për sy se nuk jam banorët e tjerë unë

Luizi: Po pse flet kështu?

Kiara: Pse flas kështu? Se jam e mërzitur. U mërzita nga ajo që dëgjova. Nuk e kam problem unë të dal të dal nesër, të dal pasnesër nga këtu, ama ta dëgjoj nga goja jote që thua “nuk ka problem ta rrezikoj për të parë a na do publiku” tingëllon keq. Këtë po them.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy