Kërcënoi Ramën! Qytetari dënohet me burg: Kërkoj mëshirë

by Lajme Shqip

Një qytetar, i cili akuzohet se kërcënoi kryeministrin Edi Rama u gjet fajtor nga gjykata e Tiranës. Ivzi Hoxha, 62 vjeç u dënua me një vit burgim për veprën e kanosjes për shkak të detyrës.

Gjyqtari i çështjes Kujtim Vranici deklaroi se për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ndaj Hoxhës ulet me një të tretën dhe në përfundim, i dyshuari duhet të vuajë tetë muaj heqje lirie. “Kërkoj mëshirë nga gjykata”, tha i pandehuri dhe ndihem i penduar shkruan TCH.

Ai tha se ishte i stresuar për konfliktet e pronësisë me Bashkinë që do të investonte pallate në tokën e tij për të dëmtuarit nga tërmeti. Por, prokuroria e Tiranës këmbëngul se kanosja e kryeministrit ishte reale jo vetëm nga përmbajtja e fjalive, por nga urrejtja e shfaqur në këtë transmetim.

Gjatë transmetimit live, Ivzi Hoxha është shprehur me fjalë kërcënuese ndaj djalit të kryeministrit, duke shprehur revoltë për shkak të prishjes së banesës së tij në zonën e 5 Majit, për shkak të projektit të ndërtimit të banesave sociale.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy