Këngë me MC Kreshën dhe Lyrical Son? Dea Mishel zbulon si qëndron e vërteta

by Lajme Shqip

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Së fundmi Dea mishel ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” dhe ka treguar shumë të reja me daljen e saj nga shtëpia e “BBV2”. E pyetur se nëse do t’i ofrohej një bashkëpunim muzikor me cilët artistë do të pranonte dhe Dea është shprehur:

E di kë kam shumë qejf Mc Kresha dhe Lyrical Son edhe pse nuk i kam përmendur shumë…

Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë përfolur shumë pas daljes nga “BBV2” se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se shoqëri, pasi janë takuar shpesh dhe kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin. Së fundmi Dea i ka habitur të gjithë me një postim në Instastory, ku shfaqet duke përqafuar Kristin.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy