“Kemi gjithë natën përjashta” qytetari rrëfen tmerrin e tërmetit në Korçë

by editor

Mëngjesi i sotëm rreth orës 4 ka zgjuar të tmerruar qytetarët në Janinë, qytetin grek por afërsia me kufirin e Shqipërisë ka bërë që lëkundjet të ndjehen edhe në Korçë.

Në një telefonatë në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, një qytetar nga një fshat i Korçës, ka treguar se pas lëkundjet vazhdojnë të ndjehen herë pas here.

Ai shprehet se të gjithë qytetarët kanë të gjithë natën përjashta, pasi janë trembur nga tërmeti tragjik që ra më 6 shkurt në Turqi.

Pse fansat dyshojnë se Olta komunikon me bashkëshortin?

“Kemi nga ora 3 pa i çerek që po bie tërmet në Korçë. Edhe tani deri para 10 minutash ka pas lëkundje. Po ndezim TV dhe nuk po dëgjojmë gjë në media. Kanë qenë lëkundje të herëpashershme, dëme nuk kemi, por na bën përshtypje që mediat që nuk po informojnë.

Ishte ora 3 e natës dhe kemi gjithë natën përjashta. Pamë atë të Turqisë dhe e dinim se do të bëheshe nami. Vazhdojnë lëkundjet akoma”, u shpreh qytetari.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy